Gazeta Si – Një 40 vjeçar ka humbur jetën mbërjen e kësaj të marte në Durrës. Sipas policisë, ai është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë. Forcat policore vijojnë punën për gjetjen e shoferit.
“Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.