Treg

Çfarë po na tregon tregu i luksit?

Nga Gazeta ‘SI’ – Në prag festash, është një kohë e mirë për të bërë një bilanc të sezonit të blerjeve. Mendoj pak për tregun e shitjes me pakicë të luksit, sepse aty ku kryesojnë të pasurit, tregu -madje edhe ekonomia në tërësi -priret të ndjekë.

Viti i shkuar ishte më i keqi për industrinë e luksit që prej recesionit të 2007-09. Edhe pse super pasanikët janë ende duke shpenzuar sikur jetojnë në një orbitë tjetër, konsumatorët që blejnë në tregun e “luksit masiv”, po tërhiqen. Kjo shpjegon dhe pse shumë kompani luksi nuk kanë pasur një performancë të mirë.

Atje ka, shumë orë dhe çanta që vetëm 1% e njerëzve mund t’i blejë. Dhe numri i njerëzve që mund t’i përballojë këto blerje, po ulet. Një raport i fundit i tregut të luksit, gjeti se tregu është reduktuar me 50 mln konsumatorë në 2 vite, kjo sepse të rinjtë po largohen nga “luksi tradicional”.

Unë mendoj se kjo është një nga arsyet që më në fund po shohim njerëz të moshuar, veçanërisht gra të moshuara, në reklama dhe madje edhe në pasarela të modës. Ata janë të vetmit njerëz që blejnë gjëra luksi. Por ka edhe arsye të tjera që luksi ka humbur shkëlqimin e tij, ndër to dallohet ndjenja e përhapur se pasiguria ekonomike mund të jetë afër, pavarësisht nga tregjet e forta. Nëse e reduktoni rënien në formë V gjatë Covid, ne jemi gjashtë vjet vonë për një recesion.

Ndërkohë lëvizjet e çuditshme në bursë i kanë bërë të gjithë të flasin se kur do t’i kthejnë investimet në cash. Por ekstra-të pasurit përsëri mund të shpenzojnë. Ata në tregun e ultra pasanikëve, që shpenzojnë me jahte e makina kanë pasur një periudhë të mirë, por numri i atyre që shpenzojnë 500 euro për nëj çantë pa problem, po bie. Të ardhurat e disponueshme të konsumatorëve janë ulur.

Prandaj në total shitjet e produkteve të luksit pritet të bien më 2% në 2024-n dhe të “ngrijë” për vitin e ardhshëm. Çfarë na thotë kjo për ekonominë e 2025-s? Janë tre mësime kyçe.

Fillimisht, do të ketë një korrigjim në tregun e mallrave, edhe pse të pasurit nuk e presin. Fakti që pasanikët po blenë më pak verë, bizhuteri, art, do të thotë pritet një rënie dhe një korrigjim, edhe nëse nuk shohim një fundosje totale të tregut.

Së dyti, nëse kjo e fundit do të ndodhte, sektori i luksit, i cili dominohet nga mallra europiane me vlerë të lartë, do të binte shumë më shpejt dhe më fort se zonat e tjera. Europa nuk ka gjigantë të teknologjisë, por ka konglomerate luksoze – dy nga pesë firmat më të mëdha europiane sipas kapitalizimit të tregut janë LVMH dhe Hermès.

Ju mund ta imagjinoni çfarë ndodh nëse këto kompani bëhen objekt i tarifave të Trump. E mbani mend çfarë ndodhi kur Trump vendosi të shtonte tarifat për çelikun dhe aluminin? Një motor Harley-Davidson kushtonte 2.200 dollar më shtrenjtë.

Markat luksoze europiane – duke përfshirë prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe shtëpitë franceze të modës – do të ishin zgjedhje të lehta politike. Së fundi, ka një sens në rritje në biznesin e luksit që një pjesë e inflacionit të çmimeve që kemi parë gjatë disa viteve të fundit thjesht nuk mund të zgjasë. Tashmë, vetëm emrat kryesorë të markave në çdo kategori të caktuar të luksit personal mund të mbajnë standardet e tyre të çmimeve, pasi klientët aspirues zvogëlohen drejt orëve ose pijeve alkoolike më të lira.  Për ata prej nesh që e kanë vënë re se 500 dollarë duket se janë 300 dollarët e rinj për dhomat e hoteleve në qytetet kryesore amerikane, ky është një lajm i mirëpritur. Por ndërsa presim që tarifat të bien, ka gjithmonë një shpenzim të vogël në një artikull bukurie luksoz. “Indeksi i buzëkuqit”, një term i krijuar nga titani i bukurisë Leonard Lauder, parashtron se kur blerjet e artikujve të vegjël luksoz si një kozmetikë e re rriten, një recesion është i pashmangshëm. Në vitin 2024, bukuria ishte një nga kategoritë e pakta të luksit me rritje pozitive, pasi konsumatorët kërkuan atë shpenzim të vogël. Nëse burri im po e lexon këtë, unë dua një buzëkuq të Celine’s Rouge.

Shkruar nga Rana Forohaar për Financial Times, redaktore për artikujt e biznesit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë