Të enjten, më 26 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-a në histori.
Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.
Vetëm dy ditë kanë mbetur nga Superkupa e Shqipërisë, teksa rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës.
Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.