Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e tretë të vitit 2024, PBB-ja e vendit u rrit me 4.09%.
Sektorët me rritjen më të lartë gjatë kësaj periudhe ishte ai i aktiviteteve profesionale dhe shërbime administrative, me 11.6%, ndjekur nga administrata publike, arsimi e shëndetësia me 8.36%.
Ndërtimi shënoi një rritje me 5.3% dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme me 4.33%.
Informacioni, industria dhe bujqësia ishin sektorët e vetëm të ekonomisë që përjetuan rënie, respektivisht me 5.25%, 4% dhe 2.5%.
Përshtatur sezonalisht, PBB-ja gjatë tremujorit të tretë që i bie sezoni veror, rezulton me rritje më të vogël, 2.76%.
Kështu, aktiviteti ekonomik me rritjen më të madhe rezulton ai i argëtimit dhe shërbimeve , me 7.2%, ndjekur nga aktivitet profesionale e administrative me 5.7%. Me përshtatje sezonale, aktiviteti i ndërtimit raportohet me një rënie të fortë me 8.27%, bashkë me bujqësinë me 0.85%.
Sipas komponentëve me metodën e shpenzimeve, gjatë tremujorit të tretë 2024, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit në terma realë me 0.83%;, Konsumi final i qeverisë u rrit me 6.8%, Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4.52%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.32 % dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 6.82 %.
Të përshtatura sezonalisht, konsumi i popullatës rezulton me rënie 2.31% dhe ai i qeverisë me rritje vetëm 0.72%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.