Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 11 mln shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri nga janari në nëntor 2024.
INSTAT tregon se treguesi është ngadalësuar nga një vit më parë dhe ësht rritur me 16%.
Duke llogaritur dhe shtetasit shqiptar, në 11 muaj në Shqipëri kanë hyrë 18.26 mln individë dhe kanë dalë 18 mln.

Vetëm në nëntor 2024, në Shqipëri hynë 1.26 mln shtetas, me rritje 15% nga një vit më parë. 660 mijë prej tyre ishin shtetas shqiptarë, me rritje rreth 20% dhe pjesa tjetër të huaj me rritje 10.4%.
Për të njëjtin muaj, nga Shqipëria kanë dalë 1.27 mln shtetas, nga të cilët 645 mijë ishin të huaj dhe 629 mijë shqiptarë.
Në nëntor të vitit aktual, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri kanë ardhur nga rajoni i Europës. Europa Jugore dominon me 85% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti, ndjekur nga Europa Perëndimore me 5%.
Sipas qëllimit të vizitës në Shqipëri nga shtetasit e huaj, në 97% të rasteve, qëllimi i hyrjes ka qenë për arsye personale, ku kryesojnë hyrjet për pushime, vizita tek të afërmit etj. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me nëntorin 2023. Po ashtu, në muajin Nëntor ka pasur një rritje të ndjeshme të hyrjeve të shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me një rritje prej 89.4%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



