Nga Gazeta Si - 'Shkodra Elektronike' u shpall fituese e festivalit të 63-të në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision i cili mbahet në Basel te Zvicrës. Pas një gare të ethshme, votat e publikut ishin ato që i dhanë fitoren grupit 'Shkodra Elektronike' me këngën “ Zjerm” një këngë e cila alternon rrymën pop me etno-ballkanike.
Teksti lidh rrënjët shqiptare dhe dashurinë për tokën me problemet sa njerëzore po aq dhe të natyrës dhe në fund mbyllet me thirrjen “shndrit toka jeme” një thirrje për të ecur drejt së ardhmes. Teskti, muzika, vokali alla Evan Esence dhe preformanca ishin elementët të cilët u vlerësuan nga publiku.
Sistemi i votimit ndahej mes jurisë, diasporës dhe publikut ku deri në numërimin e votave të publikut ishte Elvana Gjata ajo që mbante kryesimin e rënditjes.
Kolë Laca, kantautori i Shkodra Elektronike: Nuk e prisnim, na gjeti të papërgatitur
Në një prononcim për GazetaSi, kantautori i grupit Kolë Laca shprehet se ishte befasi fitimi i çmimit të parë
“Nuk e prisnin të fitonim por tani që ndodhi, pse jo, le ta gëzojmë dhe ta shijojmë sa të mundemi. Sa i përket Eurovisionit ne nuk kemi asnjë plan sepse fitorja na ka gjetur komplet të papërgatitur por në një farë mënyre diçka do të bëjmë, e do të jetë e bukur shumë” rrëfën Laca.
Shkodra elektronike është bashkim i dy emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Itali, larg qytetit të tyre të origjinës, Shkodrës. Grupi përbëhet nga kantautori dhe producenti Kolë Laca dhe këngëtarja-kantautore Beatriçe Gjergji. Ata e përkufizojnë zhanrin e tyre si “Pop Pas-Emigrantësh”.
Qëllimi i tyre është ripërpunimi i këngëve tradicionale të Shkodrës në një stil bashkëkohor elektronik. Ata kanë performuar në disa evenimente dhe ngjarje të rëndësishme si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri si në hapjen e paavijonit të përbashkët Shqipëri/Kosovë në Bienalen e Venecias në vitin 2019. Në hapjen e ekspozitës personale në Tiranë të artistit bashkëkohor Adrian Paci; në festivalin Zā Fest e gjithashtu në koncerte të ndryshme në Vienë, Bullgari etj. Gjithashtu janë dhe fitues të çmimit të veçantë në festivalin e përvitshëm “Lule bore” 2020 i cili organizohet në Shkodër.
'Shkodra elektronike' la pas në rënditje këngëtaren Elvana Gjata me këngën “ Carnaval” e cila u rëndit e dyta pas votave të përgjithshme dhe Alis i cili u rëndit i treti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.