Ka ndodhur

Hyri me forcë brenda bankës në Korçë, arrestohet 38-vjeçari: Kam qenë i dehur!

Gazeta Si – Një 38-vjeçar u arrestua këtë të hënë në Korçë, pasi tentopi të hyjë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë mbrëmjen e 21 dhjetorit.

Autori, V.Xh., pasi hyri me forcë brenda bankës, qëndroi për disa minuta dhe u largua pa marrë asgjë pasi vuri re shërbimet e policisë.

Uniformat blu, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, e identifikuan dhe e arrestuan të dyshuarin në lagjen nr.6 të Korçës.

Gjatë marrjes në pyetje, 38-vjeçari ka deklaruar se nuk i kujtohet çfarë ka ndodhur. “Kam qenë në gjendje të dehur, nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë ai.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë