Gazeta Si - Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në doza në Korçë, ku në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre një shtetas turk.
Po ashtu, një 20-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet si i përfshirë. Policia thotë se ndaloi një automjet tip "Benz" me targa të huaja që udhëtonte nga Rrogozhina në drejtim të Korçës, ku ndodheshin këta shtetas, njëri prej të cilëve turk, si dhe një shtetase 17-vjeçare.
Të arrestuarit janë: Edison Xhani, 34 vjeç; Ajet Desari, 40 vjeç; Osman Çakir, 44 vjeç dhe vajza 17-vjeçare. Brenda automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine dhe rreth 9 mijë euro.
Më pas, policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e tyre në Rrogozhinë, ku shtetasit turk i gjeti një pistoletë.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, 57 gramë kokainë, 9 mijë eurot, 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe automjeti me të cilin udhëtonin.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.