Ka ndodhur

Dy aksidente me vdekje në Durrës dhe Librazhd, dy të rinj humbin jetën pas përplasjeve me kamionët

Gazeta Si - Dy aksidente tragjike janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës dhe Librazhd, ku kanë humbur jetën dy të rinj.

Në ish-kenetë të Durrësit, 22-vjeçari Denis Hoxha duke drejtuar një makinë me targa angleze, ka humbur kontrollin duke u përplasur me kamionin e parkuar në anë të rrugës.

Ndërsa në aksin nacional Librazhd-Prrenjas, furgoni që drejtohej nga 31-vjeçari Eugen Meka, u përplas me kamionin në lëvizje.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri. Shoferi i kamionit u shoqërua në polici ndërsa po hetohen shkaqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë