Ka ndodhur

Shpërndante kokainë në Burrel, arrestohet 33-vjeçari

Gazeta Si - Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi ka rezultuar se shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit. Policia thotë se në pranga ra shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë