Gazeta Si - Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, por që mbetet një çështje që thjesht lidhet me formalitetin, por do të jetë Shqipëria dhe Serbia organizatorët e Europianit U21 të vitit 2027.
Pritej të zbardhej vendimi në mbledhjen e fundit që u zhvillua në fillim të javës në Zyrih, menjëherë pas hedhjes së shortit, por UEFA vendosi që ta zyrtarizojë vendimin e saj në fillim të muajit shkurt.
Gjithësesi, ajo që Gazetasi.al ka mundur të zbulojë, lidhet me disa detaje që kanë të bëjnë me këtë event madhor për vendin tonë.
Kështu, në stadiumin kombëtar të Tiranës do të zhvillohet ceremonia hapëse e eventit, e cila do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë nga vendi ynë, ndërkohë që në Beograd, do të zhvillohet finalja e turneut.
Për momentin, i vetmi stadium që është zyrtarizur nga vendi ynë, është ai i Tiranës, “Arena Kombëtare”, por sipas kritereve duhen katër stadiume për zhvillimin e ndeshjeve që do të luhen në Shqipëri dhe me gjasë do të jenë edhe stadiumi i Elbasanit, “Elbasan Arena” apo “Loro Boriçi” në Shkodër.
Për momentin, këto janë brenda kritereve të kërkuara, por deri në vitinj 2027, pritet të përfundojë edhe të paktën një nga 3 stadiumet e tjerë që janë miratuar projektet, ai i Durrësit, “Niko Dovana”, stadiumi i Flamurtarit të Vlorës dhe i Skëndërbeut në Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.