Nga Gazeta 'SI' - 5.485 shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë periudhës janar-shtator 2024.
Nga një vit më parë, Eurostat raporton rënie të kërkesave për azil nga shtetasit e Shqipërisë.
Raporti tregon se shqiptarët po synojnë Francën, ku janë bërë 31% e kërkesave për azil, ndjekur nga Italia me 25% dhe Gjermania me 20%. Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit. Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%. Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 1520 aplikime në muaj, ose 125 për 9 mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total për 9-mujorin, në vendet e BE-sëkërkuan azil 75.755 qytetarë jashtë bllokut, 24% më pak se një vit më parë.
Sirianët janë përsëri grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator 14.205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelianët 5.480, afganët 4.950 dhe turqit 4.455. Gjermania 18.105, Spanja 12.510, Italia 11.895 dhe Franca 11.535 vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.