Gazeta Si - Tre shqiptarë, pa precedentë penal, janë arrestuar mëngjesin e 14 dhjetorit, në Marcheno, Valle Trompia (Breshia) me 60 kg kokainë.
Gjatë një postblloku, patrulla ndaloi mjetin me targa shqiptare, i përdorur për transport personash, në të cilin udhëtonin tre shqiptarët.
Sipas mediave italiane, kur u pyet për destinacionin e mjetit, shoferi nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të vlefshme.
Nisur nga qëndrimi evaziv dhe nga përgjigjet e dhëna, policia kreu një kontroll të brendshëm të mjetit, në të cilin ishin vendosur disa valixhe dhe qese plastike.
Në disa prej tyre u gjetën 60 pako kokainë të mbyllura me nxehtësi, për një total prej 60 kg lëndë narkotike. Të tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Breshias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.