Nga Gazeta 'SI' - Në pritje të një Eurobondi 600 mln eurosh, qeveria ka parashikuar të marrë më pak borxh në tregun e brendshëm.
Për 3 muajt e parë të vitit 2025 , ministria e Financave parashikon të marrë hua 132 mld lekë, në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve, rreth 9% më pak se një vit më parë.
Në kalendarin e huamarrjes, qeveria parashikon edhe nxjerrje e një obligacioni 20-vjeçar, me vlerë 1.5 mld lekë. Gjatë janarit do të emetohen 52 mld lekë, në shkurt dhe mars 39 mld lekë.
Për të gjithë vitin e ardhshëm, qeveria synon të emetojë 356 mld lekë në tituj. Letrat me vlerë nuk janë më një investim me interes nga ana e qytetarëve dhe yield-i i tyre është luhatur shumë pranë normës së interesit 3%.
Një masë më e ulët e huamarrjes tregon se qeveria nuk ka “nevojë” për para, lidhur kjo dhe me likuiditetin e lartë. Plani për të dalë në treg të jashtëm me Eurobondin 600 mln eurosh mund të jetë një tjetër faktor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.