Nga Gazeta ‘SI’ – Edhe për vitin 2023, Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin individual.
Eurostat tregon se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 36% e mesatares europiane, aq sa edhe në Bosnjë Hercegovinë. Lista vijon me Maqedoninë e Veriut 41%, Serbinë 49% dhe Mali i Zi 51%.
Sipas shpjegimit të Eurostat, PBB për frymë tregon mirëqenien ekonomike të vendeve, konsumi për frymë është më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Në treguesin e konsumit individual për frymë AIC, i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, duke e ulur nga shifra e hershme që u publikua në qershor, kur treguesi ishte 42%, çka tregon për një rënie të fuqisë blerëse reale.
Ky tregues është një pikë përqindje më i ulët se Bosnjë Hercegovina. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 64% e ndjekur nga Serbia me 55%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 49%, nga 50% në 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



