Nga Gazeta 'Si'- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Botërorit. Në grupin K përfundoi Shqipëria dhe Serbia, për këtë Vuçiç dha opinionin e tij.
Presidenti i Serbisë mendon se sfida e parë në Tiranë do të jetë problem, ndërsa e konsideron përfaqësuesen shqiptare të fortë.
“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.
Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Për shkak të dënimit të dhënë sefundmi nga UEFA, që Serbia duhet të luaje 2 ndeshje pa tifozë në transfertë, në ndeshjen e Tiranës nuk do të ketë tifozë.
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.
Në grupin K janë : Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.