Nga Gazeta 'SI' - Më shumë se 545 mijë individë janë në rrezik varfërie në Shqipëri raporton INSTAT, sipas shifrave të vitit 2023. Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19.7%.
Treguesi është me rënie nga viti 2022, kur numëroheshin 578 mijë individë në rrezik. Po ashtu në 2023-shin është rritur edhe kufiri për rrezikun e varfërisë nga 225.931 lekë në 270.565 lekë.
42.1% e individëve janë të privuar thellësisht nga ana materiale dhe sociale.
“Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Europa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar 34.8 %, kundrejt 37% vlerësuar në vitin 2022”, raporton INSTAT.
Në vitin 2023, koeficienti Gini që mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, është vlerësuar 30.2%, duke pësuar rënie me 0.8 pikë përqindje nga viti 2022.
Në vitin 2023, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 18,1 %, krahasuar me vitin 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.