Kombetarja

Shqipëria sërish në një grup me Serbinë, këtë herë në Kualifikueset e Botërorit 2026

Nga Gazeta Si- Kombëtarja shqiptare njohu këtë të premte kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në shortin e hedhur në selinë e FIFA-s në Zvicër, Shqipëria u shortua në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën.

Shqipëria është përballur më parë me të gjithë kundërshtarët.

Fushata eliminatore do të fillojë në muajin mars dhe do të mbyllet në nëntor 2025. Më vonë do të publikohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të kombëtares shqiptare.

Shqipëria bënte pjesë në vazon e tretë së bashku me Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut, Bosnje, Mali i Zi dhe Izraeli.

Ndërkohë, Kosova është në grupin B për kualifikueset e Botërorit 2026 bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë dhe do i fillojë ndeshjet në shtator.

Faza e grupeve kualifikuese të UEFA-s do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025. Ajo do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë ekipe dhe fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës.

Në total, 16 vende të UEFA-s do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës ndërsa katër vendet e mbetura përcaktohen nga play-off-et që përfshijnë 12 nënkampionët e grupeve.

12 nënkampionët e grupeve do të marrin pjesë në play-off, së bashku me katër vendet e treta më të mira të Ligës së Kombeve UEFA 2024/25 që nuk e përfunduan fazën e tyre të grupeve të Kualifikimeve Evropiane në vendin e parë ose të dytë.

16 skuadra në fazën play-off do të ndahen në 4 grupe me nga 4 ekipe. Në çdo grup do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale me vetëm një takim dhe më pas do të përcaktohen 4 finalet e fazës play-off. 4 ekipet fituese do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në periudhën 26-31 mars 2026.

Ndarja e plotë e grupeve:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.

Grubi B: Zvicër, Suedi, Slloveni, Kosovë.

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda,

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë