Kombetarja

Uzuni: Objektiv, të dalim të parët në Nations League

Nga Gazeta Si- Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjeve miqësore kundër Izraelit dhe Luksemburgut. Ai foli për trajnerin e ri, qëllimet e ekpit si dhe për faktin që pati një ofertë të mirë nga një klub në janar, por u prish në momentet e fundit.

“Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv dhe siç ka ndodhur ku ka trajnuar edhe më parë, sulmuesit e vet kanë shënuar shumë gola”, tha Uzuni, duke shtuar të gjithë lojtarët kanë kualitet, të gjithë mund të luajnë titullarë në ekipin Kombëtar, për shkak se janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë.

“Kur luan për ekipin Kombëtar normalisht ke qëllime se luan për kombin dhe ne duam që të dalim të parë në Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi për Europianin, këto janë qëllimet që na shtyjnë ne përpara. Në qoftë se një lojtar nuk ka urinë ose dëshirën për të luajtur në Europian apo për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar”, deklaroi Myrto Uzuni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë