Njerez

Këngëtarja Edona Llalloshi lë muzikën dhe i futet politikës, kandidon për deputete në listën e VV

Nga Gazeta Si- Këngëtarja e njohur shqiptare Edona Llalloshi ka lënë pas muzikën, duke u bërë pjesë e politikës. Ajo i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Edona Llalloshi është në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

Lajmin për futjen e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadash, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

Edona ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, ndërsa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike. Një nga këngët e saj më të njohura është “Simpatia” e cila vijon të dëgjohet akoma edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga publikimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë