Para

Kreditë me probleme rriten lehtë, por mbeten në nivele minimale

Nga Gazeta 'SI' - Pasi ra në nivelin më të ulët që prej pandemisë në muajin shtator, stoku i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë tetorit.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, kreditë më probleme përbëjnë vetëm 4.6% të totalit të kredive për muajin tetor 2024, duke qëndruar në një nga nivelet më të ulëta në histori.

Për ekspertët e BSH-së, ulja e këtij treguesi lidhet me rritjen e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve, por mund të jetë edhe efekt statistikor i rritjes së kredive të reja.

Një skenar ku kreditë e këqija do t’i riktheheshin rritjes është shqetësues për Bankën e Shqipërisë e cila ka ripërsëritur thirrjen e saj për një moderim të kreditimit, specifikisht në sektorin imobiliar.

Një masë për parandalimin e rritjes së kredisë ishte edhe aktivizimi i shtesës kundërciklike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë