Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, ku një automjet tip Ford, i drejtuar nga shtetasi K.O., përplasi një automjet Peugeot të ndaluar në rrugë për shkak të një defekti teknik, por pa sinjalistikë paralajmëruese.
Përplasja e zhvendosi automjetin Peugeot jashtë rrugës, duke goditur drejtuesin e tij, shtetasin 60-vjeçar B.F., i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin rajonal.
Drejtuesi i Ford-it është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.
Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.
Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.