Treg

Ditë historike për Bitcoin, kalon çmimi 100.000 dollarë

Bitcoin ka kaluar vlerën e 100.000 dollarëve për herë të parë në histori, me investitorët që shpresojnë për një mbështetje të fuqishme nga presidenti i ri i zgjedhur.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë u rrit me 6.1% brenda pa orëve dhe kaloi në 103.800 dollarë, 50% që nga fitorja e Trump.

Një ditë më parë, ish-presidenti nxorri emrin e Paul Atkins, si drejtues të komisionit të Letrave me Vlerë, rregullatori kryesor, duke shtuar shpresat se industria do të përballet me një klimë më të favorshme. 

Trump, që është betuar se do ta bëjë SHBA-në një “superfuqi të kriptomonedhave” ka vendosur në kabinetin e tij shumë emra pro-kripto, përfshirë Elon Musk.

Prekja e vlerës 100 mijë dollarë është një momentum historik për Bitcoin, që dy vite më parë në këtë periudhë, po vuante skandalin e FTX, kompanisë gjigande të kriptoonedhave, drejtuesi i të cilës u dënua me 25 vite burg për pastrim parash./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë