Ekonomi

Indeksi i Bazelit / Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave, por më keq se fqinjët

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria ka bërë përmirësime në luftën e saj kundër pastrimit të parave, duke u renditur një vend me risk të moderuar për vitin 2024, sipas Indeksit të Bazelit. Me 4.35 pikë, Shqipëria mban pozicionin e 128-të nga 164 vende në listë ku sa më i lartë të jetë pozicioni, aq më pozitiv është treguesi.

Në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë pozicionim më të mirë se vendi jonë.

San Marino, Islanda dhe Finlanda mbajnë vendet e para të indeksit, me një risk minimal të pastrimit të parave.

Që prej 2019-s, kur risku i pastrimit të parave në vendin tonë arriti në 6, treguesi ka pasur tendenca rënëse.

Indeksi i Bazelit, i cili publikohet që nga viti 2012, bazohet në një metodologji të avancuar që analizon 18 tregues në pesë fusha kryesore: Cilësia e kuadrit ligjor për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (65%), Ryshfeti dhe korrupsioni (10%), Transparenca dhe standardet financiare (10%), Transparenca dhe përgjegjësia publike (5%) Risqet ligjore dhe politike (10%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë