Nga Gazeta 'SI' - Të hënën e 2 dhjetorit ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët dhe deri para mesditës janë shpërndarë 19.566 bonuse.
Siç njofton ministria e Ekonomisë, pjesa më e madhe, 13.712 bonuse të shpërndara janë nga 15.000 lekë për pensionet nën 20.000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare.
Ndërsa 5.854 janë 10.000 lekë për pensionet mbi 20.000 lekë.
Pensionistët mund ta tërheqin bonusin në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025.
Qeveria ka njoftuar se do të ketë një bonus të dytë për pensionistët edhe gjatë pranverës së ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.