Ka ndodhur

Moti i keq -Mungon energjia në njësitë Shosh, Shalë dhe Hajmel të Shkodrës. Disa rrugë të bllokuara

Vendi u përfshi nga mot me temperatura të ulëta në fundjavë që sollën reshje të dendura dëbore në veri e juglindje të vendit. E ndonëse kushtet e motit janë përmirësuar këtë të hënë, sërish në qarkun e Shkodrës dëbora dhe rënia e gurëve në rrugë kanë shkaktuar një sërë problemesh.

Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në njësitë administrative Shosh dhe Shalë,  ndërsa aksi rrugor Prekal - Kir është i bllokuar.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, segmenti rrugor Muriq - Nikç, njësia administrative Kelmend, është i pakalueshëm si pasojë e rënies së gurëve, ndërsa në njësinë administrative Hajmel të Vaut  të Dejës mungon energjia elektrike.

Në Fushë Arrëz vijon puna për hapjen dhe pastrimin e rrugëve rurale, teksa në njësinë administrative Iballë ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Pukë bëhet me dije se ka ndërprerje të energjisë në fshatin Kuzhnen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë