Nga Gazeta ‘SI’ – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka dhënë lajmin e keq për tifozët e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari kuqezi ka njoftuar se ka pësuar një dëmtim dhe do të mbyllë vitin, teksa nuk do të jetë dot i gatshëm për ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Gwangju.
“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.
Ndeshja e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.