Ka ndodhur

I shpallur në kërkim nga Franca për përdhunim, kapet në Muriqan 30-vjeçari nga Mali i Zi

Gazeta Si - Një 30-vjeçar nga Mali i Zi, i shpallur në kërkim nga Franca, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit nga pala shqiptare.

Sipas policisë, 30-vjeçari A.D., u arrestua teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se 30-vjeçari është në kërkim nga Franca pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg.

30-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë