Moti

Bien temperaturat, fundjava sjell mot të paqëndrueshëm

Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Në zonat e thella malore priten reshje dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.

Ditën e shtunë dhe të diel ka një ulje të intensitetit të reshjeve. Në zonat malore pritet të ketë reshje bore. E shtuna dhe e diela do të jenë të paqëndrueshme. Sonte gjatë natës dhe përgjatë fundjavës do të kemi rënie të temperaturave, pasi do të ketë një depërtim të një mase të ftohtë, me origjinë verilindore, duke sjellë rënie të temperaturave duke bërë që të shënohet në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet deri në 16 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë