Shendet

Arrat, ushqimi i jetëgjatësisë. Ndihmojnë kundër kolesterolit ‘të keq’, diabetit dhe janë të mira për zemrën

Gazeta Si- Vetitë unike dhe ushqyese të arrave janë një shtysë për të mbajtur organizmin në formën dhe në një shëndet të mirë. Me përmbajtjen e 6-8 kokrrave, mbulohet kërkesa ditore për yndyrna “të mira” omega-3.

OMEGA-3

Me burime të proteinave dhe fibrave, një rezervë e jashtëzakonshme mineralesh si fosfori dhe magnezi, arrat sigurojnë ato acide yndyrore të pangopura që kërkohen si ilaç për zemrën dhe arteriet: një porcion (30 gram), që korrespondon me pjesën e brendshme në lëvozhgë, përmban 2 gram omega-3, që mjafton për të mbuluar kërkesën mesatare për një ditë të tërë. Një shembull unik që ekziston vetëm te  arrat.

JETËGJETËSIA

Në një studim masiv të Harvardit, që analizoi zakonet e të ngrënit të pothuajse 120,000 amerikanëve gjatë tridhjetë viteve, u shfaq një lidhje midis konsumit të arrave një herë në javë dhe rrezikut të ulët të vdkeshmërisë në 11%.

Natyrisht, duhet vlerësuar një tablo më e gjerë, në kuptimin që ngrënësit e arrave ndoshta ndjekin më shumë dietën mesdhetare sesa dietën perëndimore, bazuar në ushqimet e gatshme, mishin e kuq dhe pije të gazuara.

Fakti mbetet se, pa teprime dhe një mënyrë jetese jo sedentare, arrat janë një ushqim që e bëjnë njeriun të jetojë sa më gjatë.

ANTI-DIABET

Përsëri falë të dhënave të mbledhura gjatë këtij studimi të gjatë, u bë e mundur të theksohej një marrëdhënie me hipergliceminë: me dy ose më shumë porcione në javë, incidenca e diabetit do të binte me 24%.

Megjithatë, një rishikim tjetër, i cili krahasoi 13 punime, i lidhi ato me uljen e kolesterolit të frikshëm, LDL.

ARRA TË TJERA

Interes meritojnë edhe llojet e arrave të tjera përveç atyre të zakonshme (Juglans regia). Një arrë e llojit brazilian, është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesën ditore të selenit, mineralit që kontribuon në mbrojtjen kundër radikaleve të lirë.

Pekanët janë të pasur me vitamina B (veçanërisht biotinë) dhe llojet e quajtura “macadamia”, janë burimi më i pasur i acidit oleik midis arrave, e njëjta yndyrë e pangopur, që e bën të çmuar vajin e ullirit ekstra të virgjër. Këto të fundit, përmbajnë karbohidrate, proteina dhe kripëra minerale si magnezi.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë