Lajme

Studentët ndezin zjarre para kryeministrisë, debate me policinë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes policisë dhe studentëve, të cilët ndodhen para kryeministrisë për të protestuar kundër uljes së tarifave studentore.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se, fillimisht përplasja ka lindur nga një zjarr që kanë ndezur studentet për t’u bërë ballë temperaturave të ftohta. Fillimisht, policia nuk ka lejuar që aty të silleshin dru, që sipas studentëve, do shërbenin për t’i vendosur në zjarr mbi kaazanë të improvizuar. Megjithatë, qëllimin e arritën protestuesit.

Ndërsa më tej, shtuan të njëjtat burime, efektivë të policisë u kanë thënë protestuesve të shpërndahen pasi protesta është e paligjshme.

Disa protestues, ndërkaq, janë shprehur se do ta kalojnë natën para kryeministrisë, meqë kreu i qeverisë Rama nuk ka miratuar ende 8 kërkesat. Kjo është nata e tretë që dhjetra studentë protestues e kalojnë natën para godinës së kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë