Para

Në tetor u rritën kursimet në lekë dhe ranë ato në valutë

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit tetor kursimet e shqiptarëve në banka u rritën me 0.3% nga shtatori, duke arritur një nivel rekord prej 1.336 trilion lekësh.

Nga shtatori në tetor, stoku i depozitave është rritur me më shumë se  3 mld lekë.

Ndryshe nga pjesa tjetër e vitit, gjatë tetorit, janë rritur më shumë depozitat në lekë, me 2% ose  12.6 mld lekë. Në total ky stok vlen 604 mld lekë.

Nga ana tjetër, kursimet në valutë, që janë raportuar në rritje në periudhat paraardhëse, kanë rënë me 1.2% gjatë tetorit, ose me 9 mld lekë.

Ndërsa depozitat në valutë janë reduktuar me 9 mld lekë ose -1.2%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia për kursimet në valutë ka ndodhur për shkak të një ngadalësimi të normës së tyre, ndërsa rritja e depozitave në lekë është reflektimin i akumulimit të lartë të likuiditetit të qeverisë në llogarinë pranë BSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë