Politike

28 nëntori i Flamurit dhe ditëlindja e Adem Jasharit, Vjosa Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt

Nga Gazeta 'Si'- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se në këtë ditë përkujtohen sakrificat e atyre që dhanë jetën për liri, por edhe ditëlindja e heroit legjendar Adem Jashari.

“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari”, shkruan Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë