Politike

Dita e Flamurit / Ceremonia zyrtare në Vlorë, Albin Kurti në krah të Edi Ramës (foto, video)

Nga Gazeta 'Si'- Në Vlorë, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. 

Kryeministri Edi Rama u shfaq krah homologut Albin Kurti dhe presidentit të Republikës, Bajram Begajt.

Gjithashtu e pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Pas këndimit të Himnit Kombëtar, ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Sakaq, në 112 vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë të ardhur nga Kosova janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare. 

Rama dhe Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë