Politike

Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit, mesazhi edhe nga Blinken (VIDEO)

Nga Gazeta 'Si'- Ambasada e SHBA-së ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë me anë të një videoje në rrjetin social X.

Në video është një punonjësi i ambasadës i cili është duke mësuar shqip dhe këndon himin e flamurit.

Ai quhet Jakob Curatola-Wozniak dhe po shërben me gruan e tij në Shqipëri.

'Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?', uron Ambasada e SHBA.

Ndërkohë që një mesazh për pavarësinë ka dërguar dhe sekretari i Shtetit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, shkruan Antony Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë