Nga Gazeta 'SI' - Tregu i sigurimeve u zgjerua më tej në periudhën janar-tetor, duke arkëtuar më shumë se 20 mld lekë të ardhura.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se tregu është zgjeruar me 7.6% për këtë periudhë, pak më ngadalë se në periudhat paraardhëse.
Numri i kontratave të sigurimit të lidhura në 10-muaj, është më shumë se 1.3 milionë, me rritje vjetore rreth 9 %.
Sigurimet e jo-jetës vazhdojnë të dominojnë tregun, me rreth 92% dhe 8% ato të jetës. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e sigurimit vullnetar zënë 39.25% dhe primet e sigurimit të detyrueshëm zënë 60.75% të totalit të tregut.
Sigurimi motorik i detyrueshëm u rrit me 7.9% gjatë periudhës dhe arkëtoi më shumë se 12.3 mld lekë.
Nga ana tjetër sigurimi vullnetar arkëtoi 7.9 mld lekë të ardhura me rritje 7%. 3.4 mld lekë u siguruan nga portofoli i sigurimit të pronës, Përgjegjësive, Garancive.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar - tetor 2024 kapën vlerën 5.2 mld lekë, duke pësuar një rritje me rreth 30.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.