Gazeta Si- Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën të hënën në mbrëmje rreth orës 22:00 pas një sulmi që ndodhi në një park të vogël pranë via Rizzardi në Marghera, një nga komunat e Venecias.
Mediat italine raportojnë se viktima duket se ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në rrugë në kulmin e një sherri: plagët e thella të shkaktuara nga një armë prerëse, me sa duket një teh disa centimetra të gjatë, kanë rezultuar fatale. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera-s, në një zonë shpeshherë skenë episodesh të dhunshme dhe denoncime të vazhdueshme nga banorët në polici për episode degradimi.
Vetëm pak ditë më parë një sherr i dhunshëm përfshiu disa persona jo shumë larg skenës së episodit të mbrëmjes së së hënës. Deri tani, janë të paktën dy persona të arrestuar për krimin, dy shtetas moldavë.
Motivi i sulmit ende nuk dihet: sipas dëshmive fillestare mund të jetë një larje hesapesh mes dy bandave të "pronarëve të lojërave në rrugë”, pra atyre grupeve të mashtruesve që dalin në Venecia në rrugë dhe ura, duke organizuar "lojën e tre kutive”, e cila përfundon me mashtrimin ndaj turistit që nuk dyshon.
Dy ditë më parë, një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën po në Itali i goditur me thikë nga një bashkëmbombës i tij në Bettola, pranë Bolonjës.
Shkak dyshohet se ka qenë një sherr mes autorit dhe viktimës, babai i dy fëmijëve dhe me origjinë nga Shkodra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.