Gazeta Si - Një 22-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit është kapur me kanabis gati për shitje si dhe një shumë prej 35 200 lekë dhe 270 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.
Ndërkohë shumat e parave si dhe kanabisi janë sekuestruar në cilësinë e provës, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.