Ka ndodhur

Vritet me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori i dyshuar

Gazeta Si - Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Nikolin Nika me origjinë nga Shkodra është vrarë me një mjet prerës rreth orës 18:30 të së dielës në Bettola të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një shqiptar, pozicioni i të cilit po shqyrtohet nga hetuesit.

Kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë tepër vonë pasi e vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të konstatojnë vdekjen e tij.

Viktima nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra në qafë të shkaktuara nga mjeti prerës. Dëshmitarët e parë të ngjarjes tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.

Ende nuk dihen arsyet e përleshjes mes tyre, nëse ishte një konflikt i çastit, apo  viktima kishte ndonjë llogari të hapur në Shqipëri.

Sulmi mesa duket ka ndodhur në kulmin e një debati, i cili kishte nisur disa orë më parë, ndoshta për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra, por motivi është ende nën hetim.

Menjëherë pas sulmit, sulmuesi është arratisur duke lënë të vdekur në një pellg gjaku në trotuar përballë një lokali Nikën. Arma e vrasjes nuk u gjet edhe pse policia kontrolloi të gjithë zonën, madje edhe pusetat.

Autori i dyshyar, u dërgua në Komandën Provinciale të Piacenza-s për një marrje të gjatë në pyetje, në fund të së cilës u arrestua në flagrancë me akuzën e vrasjes me dashje dhe u transferua në burgun Novate, në pritje të kërkesës për vërtetimin e arrestit.

Nikolin Nika ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri nëntë vjeç dhe tjetri i lindur më pak se një vit më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë