Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë të premten në Nyon të Zvicrës vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë përfaqësueset e Skocisë, Sllovenisë, Irlandës, Maqedonisë së Veriut, Gjeorgjisë, Finlandës, Islandës, Irlandës së Veriut, Izraelit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Vazoja 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.
Vazoja 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.
Vazoja 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi.
Vazoja 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazoja 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.