Aktiviteti i biznesit të Euro Zonës ka shënuar një rënie të fortë dhe të papritur, duke e çuar ekonominë e bllokut në një recesion.
Një anketë e S&P Global llogariti se indeksi i aktivitetit të bizneseve europianë ra në 48 pikë nga 50 që është kufiri i ndarjes midis rritjes dhe tkurrjes.
Ekspertët e quajnë këtë rezultat si një “thirrje zgjimi” për politikëbërësit e ekonomisë europiane”.
Rënia po ndjehet në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, ndërkohë që Europa po përballet me një rënie të kërkesës së huaj.
Të dhënat mund të sinjalizojnë një reduktim tjetër të normës së interesit, që do të ulte më tej yield-et e letrave me vlerë dhe do të zhvlerësonte euron përballë dollarit.
Tkurrja ekonomike ishte më e fortë në Gjermani dhe Francë, ku bizneset patën goditjen më të fortë që prej një viti.
Ekspertët fajësojnë krizat politike të bllokut për pasigurinë ekonomikë. Koalicioni në Gjermani dështoi dhe vendi është në një gjendje të trazuar, ndërsa në Francë, partia e ekstremit të djathtë kërkon të rrëzojë qeverinë delikate të Michel Barnier./Bloomerg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.