Ka ndodhur

Devoll, mësuesja i gjen nxënësit 13-vjeçar një biçak në çantën e shkollës

Gazeta Si- Një nxënësi 13-vjeçar në një shkollë në Devoll të Korçës, i është gjetur një mjet prerës, biçak. Ka qenë mësuesja e tij ajo që ia ka kontrolluar çantën në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës. Sipas policisë, është shmangur rreziku për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

"Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit. Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll. Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë