Gazeta Si- Një 29-vjeçar, i dënuar në mungesë me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim, është arrestuar në Tiranë.
Policia thotë se I riu është i dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Wanted 3". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë”, -njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.