Gazeta Si- Dy të rinj nga Lezha, 29 vjeç dhe 30 vjeç, janë arrestuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se 29-vjeçari Martin Përvathi dhe 30-vjeçari Amarildo Gjergji, u ndaluan nga Forcat Operacionale teksa po qarkullinin me automjet, brenda të cilit u gjetën doza kanabisi.
Më pas, policia ushtroi kontrolle në banesën e Përvathit ku gjeti 323 doza kanabisi ndërsa në banesën e Gjergji u gjetën 18 doza kanabisi.
Nën hetim u vunë edhe disa persona të tjerë, më konkretisht babai i 29 vjeçarit dhe një 24 vjeçare, bashkëjetuesja e Amarildo Gjergjit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.