Ka ndodhur

Humb kontrollin e mjetit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 20-vjeçari

Gazeta Si- Një 20-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia thotë se 20-vjeçari Sabri Kreka humbi jetën pasi makina e tij doli nga rruga. Policia njoftoi se ngjarja u regjistrua në Sukth. I riu humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë mjeti doli nga rruga. Për shkak të dëmtimeve shumë të mëdha, 20-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor që po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti shumë të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë