Nga Gazeta ‘SI’ – Një 32 vjeçar ra në prangat e policisë së Korçës, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u bë i mundur arrestimi i shtetasit S.S , i cili u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin “Bilisht -Korçë”.
Gjatë kontrollit, në pjesën e motorrit të automjetit të tij u gjetën të fshehura 4 qese me 3 kilogramë kanabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.