Gazeta Si - Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, deklaroi se e vetmja gjë që nuk i pëlqeu në barazimin ndaj Çekisë nga ekipi i tij, ishin 20 minutat e para.
Trajneri brazilian theksoi se barazimi lë gjithçka të hapur në grupin me Çekinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainë.
“Barazimi është një rezultat që lë çdo gjë të hapur. Është një grup i ekuilibruar. Çekia është ekip i ashpër dhe kanë ritëm. E vetmja gjë që nuk ka pëlqyer në këtë ndeshje janë 20 minutat e para. Ishte e vështirë për t'u përballur me Çekinë. Jam krenar për ekipin tim, - tha Silvinjo. - Është një ekip i vështirë për t'u përballur. Janë lojtarë shumë të gjatë. Nuk është se lojtarët tanë nuk iu përshtatën skemave, por ishte një rival i vështirë. Duke bërë presion dhe me topin e gjatë nxjerr sulmuesit para”.
Silvinjo u shpreh se bëri disa ndryshime në krahasim me ndeshjen në Pragë, duke thënë se në rast se ekipi do të kishte luajtur si në Çeki, do të kishte humbur edhe këtë herë.
“Nuk më surprizoi Çekia me qarkullimin e topit. Kemi bërë ndryshime nga ndeshja e parë. Nëse do të luanim si në Pragë, do të kishim humbur këtu. Lojtarët iu përshtatën ndryshimeve. Nëse marrin top të gjatë, kanë mundësi të jenë të rrezikshëm. Mendoj se ky barazim na lë hapësira të luajmë për vendin e parë. Kampionati çek është shumë i fortë. Ne e kemi ndryshe stilin, luajmë më shumë futboll dhe jemi më teknikë”, deklaroi Silvinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.