Futboll

Gjeorgjia barazon me Ukrainën, çdo gjë mbetet e hapur në grupin e Shqipërisë

Sot u luaj një tjetër sfidë për grupin B1, ajo mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Batumi, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për ukrainasit, që kaluan në avantazh në minutën e 7’ falë një autogoli të Kvirkvelia, por baraspesha u rikthye në minutën e 76’ nga Mikautadze. Kështu që çdo gjë vijon të jetë e hapur dhe e balancuar në grupin ku bënë pjesë dhe Kombëtarja shqiptare.

Barazimi në këtë sfidë i ka dhënë nga një pikë të dyja skuadrave. Në ndeshjet e fundit për Grupin B1, Ukraina luan në Tiranë më 19 nëntor kundër Shqipërisë, ndërsa Gjeorgjia në Pragë kundër Çekisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë