Gazeta Si - Një 16-vjeçar është ndaluar në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndante në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi foto dhe video personale të një të miture.
Sipas asaj që njofton policia 16-vjeçari i shpërndante këto materiale tek persona të ndryshëm ku blutë kanë sekuestruar aparatin celular të tij në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale teksa materialet i kaluan Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.