Gazeta Si - Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur në dy raste të ndryshme në Tropojë dhe Vlorë.
I pari është regjistruar mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:30 në afërsi të një banese në fshatin Mserr, në Tropojës.
Sipas asaj që njofton policia si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.
"Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese", - njofton policia.
Ndërkohë, një shpërthim i dytë me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Orikumit në Vlorë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Sipas policisë, rreth orës 02:00, në verandën e banesës së 68-vjeçares E.B., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.